41 vjeçari Indrit Ismaillari është viktima e vrasjes në lokalin “City Lounge” në zonën e ‘Komunës së Parisit.
Ai është goditur me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 34 vjeç, i cili ushtronte detyrën e picierit në të njëjtin biznes.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve. Sipas burimeve, autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.
Vrasja ka ndodhur në mes të lokalit ne sy të shumë klientëve. Sipas tyre autori e ka goditur me thikë në qafë viktimën duke i shkaktuar vdekjen. Kanë ndërhyrë dhe stafi i lokalit që kanë neutralizuar autorin, pasi nuk e ndalonte sulmin ndaj viktimës.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Filip Shehu, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave materiale.