Fletë-thirrja e dytë për Ballukun nga SPAK, shoqërim me forcë nëse nuk paraqitet

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nuk është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK-ut, ku ishte thirrur për t’u njohur me akuzën zyrtare ndaj saj. Ajo publikoi një video nga Bukureshti, ku ishte e ftuar në një takim për energjinë me homologun e saj në Rumani.

Por pas mungesës së saj, reporterët e afishuar pranë SPAK raportuan se prokurori i çështjes, Dritan Prençi, ka vendosur t’i ripërsërisë fletëthirrjen zyrtare. Pavarësisht komunikimit paraprak me avokatin mbrojtës të Ballukut, Prençi ka zgjedhur të ndjekë procedurën ligjore, duke dërguar një fletëthirrje të re në adresën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në këtë thirrje të dytë, Balluku njoftohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme brenda njërës prej ditëve të kësaj jave, e shoqëruar nga avokati i saj mbrojtës. Prokurori i kujton se, në rast se ajo nuk paraqitet vullnetarisht, do të merren masa për shoqërimin e saj të detyruar pranë SPAK-ut.

Zyrtarisht, Belinda Balluku është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”, ndërsa në ditët në vijim pritet t’i komunikohet formalisht kjo akuzë.

Ky zhvillim vjen në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që ajo ka drejtuar, pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në Ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top