Tabaku-Çelës: Kompani me bilanc zero ndërtojnë kulla me vlerë 200 mln euro në Tiranë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke folur për ndërtimet në Tiranë, tha se ka kompani që marrin leje për kulla, por bilancin e kanë zero. Tabaku gjithashtu kërkoi më shumë thellim në pyetjen që ajo i drejtoi kryeprokurorit Olsjan Çela sa i takon ndërtimeve në Tiranë. Nga Kuvendi, Tabaku theksoi se, sot kriza që ka ekonomia shqiptare është pastrimi i parave që ka në ndërtim.

“Në Tiranë janë dhënë 1.9 milionë metra katrorë leje ndërtimi, shifer e papërballueshme për sistemin bankar dhe për kompanitë. Në raportin e SPAK thuhej se grupet kriminale po përdorin ndërtinet për pastrim parash. Sot ka kompani që marrin leje ndërtimi për kulla 200 mln euro, me zero bilanc.

Por të ngremë duart dhe të themi se ka raste të tilla, kjo nuk është e mjaftueshme, pastrimi i parasë ka ulur vlerën e euros. Pyetja ime ishte e sinqertë. A mund të krijojmë një qark të mbyllur dhe të mësojmë se nga vijnë paratë në Tiranë. Unë besoj se nuk mora përgjigjen për pyetjen që ngrita. Sot kriza që ka ekonomia shqiptare është pastrimi i parave që ka në ndërtim,” tha Tabaku.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top