“Fol edhe tani po munde”: si e ndezi sherrin Vinicius me provokimin ndaj Lamine Yamal

“El Clásico” përfundoi me një përleshje me tension të lartë në Santiago Bernabeu, ku u përfshinë disa lojtarë dhe që ka shkaktuar diskutime në Spanjë, si mes protagonistëve, ashtu edhe jashtë fushës. Deklaratat e Lamine Yamal i dhanë një shtysë shtesë lojtarëve të Real Madrid, që të udhëhequr nga Kylian Mbappé, Jude Bellingham e Vinicius Junior, arritën të fitonin 2-1 ndeshjen e madhe duke u shkëputur me +5 nga rivalët e Barcelonës.

Gjatë gjithë javës “Casa Blanca” nuk kishte reaguar ndaj deklaratave të Lamine Yamal, i cili, në atmosferën e qetë të “Kings League”, e kishte krahasuar Real Madrid me skuadrën e Ibai Llanos (duke thënë se “vjedhin dhe ankohen gjithmonë”), por ngarkesa emocionale u pa në fushë dhe menjëherë pas fishkëllimës përfundimtare.

Në fund, Carvajal iu drejtua shokut të tij të kombëtares duke i thënë se “kishte folur shumë” dhe prej aty shpërtheu një përleshje e ashpër, ku protagonistë ishin gjithashtu Vinícius dhe Courtois.

Fraza e Vinicius për Lamine Yamal që ndezën sherrin
Pikërisht braziliani u vu re për paraqitjen pozitive në fushë, por mbi të gjitha për sjelljet e tij provokuese. Përveç skenës (pa kuptim) ndaj trajnerit të tij në momentin e zëvendësimit, Vinicius kishte filluar të trazonte ujërat në fushë kundër Lamine Yamal, duke e sulmuar me fjalë dhe provokuar në çdo mënyrë. “Vetëm pasime mbrapa”, ishte fraza që nënkuptonte mungesë karakteri, ndaj së cilës numri 10 blaugrana iu përgjigj: “Nuk të kuptoj, fol me mua”. Gjithçka bënte pjesë në planin për t’i ushtruar presion.

Rreth minutës së 30’, numri 7 i “Los Blancos” kërkoi përballjen ballë për ballë me Lamine Yamal duke i gjuajtur topin pas një kontrolli të gabuar të lojtarit të ri spanjoll, i cili tashmë dukej në vështirësi për shkak të atmosferës që e kishte pritur në “Bernabeu”.

Vinicius “nxori kthetrat” ndaj kundërshtarit, duke marrë edhe aprovimin e trajnerit të tij dhe duke i bërë të qartë numrit 10 të Barcelonës se për të do të ishte një mbrëmje shumë e vështirë – në çdo aspekt.

Gjatë ndeshjes, “Vini” e ngacmoi disa herë me fjalë Lamine Yamal dhe me frazat e tij të hedhura aty-këtu u përpoq ta nervozonte në çdo mënyrë lojtarin më të mirë të skuadrës kundërshtare.

Zëvendëstrajneri i Barcelonës, Marcus Sorg, foli kështu për paraqitjen e Lamine Yamal: “Atmosfera në ‘Santiago Bernabéu’ e ndikoi pak. Ai ende po mëson si të përballojë presionin e publikut, si fishkëllimat dhe kore. Zakonisht luan mirë, por sot nuk ishte e lehtë për të.”

Vinicius e sherri final: “Flisje para ndeshjes, fol edhe tani”
Vinicius nuk e pati vetëm me Lamine Yamal, por debatoi edhe me Pedri dhe Ferran Torres. Mesfushori spanjoll i Barcelonës po protestonte ndaj një vendimi të gjyqtarit, dhe Vini iu afrua për t’i thënë: “Nuk është kapiten, nuk është kapiten”, duke iu referuar faktit se nuk mund të fliste me arbitrin. Ndërsa kur Pedri e shtyu mënjanë, braziliani nguli këmbë: “Mos më prek, mos më prek”, ndërsa Bellingham përpiqej ta largonte.

Në atë moment Ferran u afrua për t’i thënë të ndalonte, por Vinicius vazhdoi. “Flet gjithmonë, gjithmonë” – tha braziliani, duke treguar nga fusha, përpara se të thërriste: “Qajtor!”. Me pak fjalë, përleshja finale ishte vetëm pasojë e klimës që ishte krijuar para dhe gjatë ndeshjes.

Pikërisht Vinicius ishte një nga ata që e ngriti më shumë tonin në fund, dhe pas përplasjes verbale mes Carvajal dhe Lamine Yamal, ishte përsëri braziliani ai që u hodh kundër të riut spanjoll: “Flisje para ndeshjes, fol edhe tani”. Parashikohet një duel në distancë me tension të lartë deri në fund të La Ligës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top