Pas fitores së Real Madridit 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasico”, babai i Lamine Yamalit, Mounir Nasraoui, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjete sociale – këtë herë me një postim të shkurtër, por domethënës në “Instagram Story”.
Si babai ashtu edhe Yamal kishin dhënë shumë fjalë para se të niste “El Clasico”, megjithatë katalunasit dukshin të humbur në dominimin e plot madrilen.
“Për fat të mirë, ai është vetëm 18 vjeç. Shihemi në Barcelonë”, shkroi Mounir menjëherë pas fishkëllimës së fundit në “Santiago Bernabeu”, në një ndeshje ku djali i tij ishte një nga të paktët lojtarë të Barcelonës që spikatën pavarësisht humbjes.
