Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati ka shkuar ditën e sotme në SPAK. Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Nallbati u shpreh se është thirrur në SPAK për sherrin e ndodhur gjatë fushatës që sipas tij ishte nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe ‘çerrat e tij’. Më tej deputeti demokrat shtoi se kishin si synim t’i dëmtonin imazhin.
“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, tha ai.