Nelly Furtado tërhiqet nga skena pas sulmeve për pamjen e saj

Nelly Furtado, ka njoftuar se do të tërhiqet nga performancat muzikore për një periudhë të pacaktuar, pas 25 vitesh karrierë të suksesshme në skenën botërore.

Në një postim në Instagram, me rastin e përvjetorit të 25-të të albumit të saj debutues “Whoa, Nelly!”, artistja shkroi se ndihet e lumtur që muzika e saj ka arritur një brez të ri fansash, por se tashmë është koha të fokusohet në projekte të tjera personale e kreative.

“Ka qenë shumë kënaqësi të jem sërish në skenë dhe të ndaj me publikun fuqinë e muzikës. Por kam vendosur të tërhiqem nga performancat dhe të ndjek disa iniciativa të tjera krijuese dhe personale që ndjej se përputhen më mirë me këtë fazë të jetës sime,” shkroi ajo.

“Do ta identifikoj veten gjithmonë si kantautore. Jam pafundësisht mirënjohëse për të gjitha vitet e argëtimit, komunitetit dhe mrekullisë që muzika më ka dhuruar.”

Furtado, e cila ka fituar çmime Grammy dhe është e njohur për hite si “I’m Like a Bird,” “Say It Right” dhe “Promiscuous”, u rikthye në skenë vitin e kaluar pas një pauze të gjatë, duke performuar në disa festivale ndërkombëtare.

Megjithatë, muajt e fundit ajo është përballur me kritika dhe komente negative për pamjen e saj fizike dhe veshjet në skenë, ndaj dhe ka reaguar me një qëndrim të fortë për pranimin e trupit.

Në një nga koncertet e saj, këngëtarja u shfaq me një bluzë ironike me mbishkrimin “Better than ever” (Më mirë se kurrë), si përgjigje ndaj komenteve fyese në rrjete sociale.

Sipas mediave ndërkombëtare si People dhe Entertainment Weekly, Furtado nuk e ka lënë përfundimisht muzikën, por synon të përqendrohet në shkrimin e këngëve dhe projekte të tjera krijuese.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top