Pas një periudhe ndarjeje dhe thashethemeve për tensione në çift, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly (MGK) duket se i kanë dhënë një tjetër shans dashurisë së tyre.
Sipas një burimi për revistën People, aktorja 39-vjeçare dhe reperi 35-vjeçar po kalojnë shumë kohë bashkë në rolin e prindërve.
“Ai kalon pothuajse çdo natë në shtëpinë e saj me foshnjën. Sillen si çift, por nuk kanë bërë ende diçka zyrtare,” – tha burimi.
Megan dhe MGK mirëpritën vogëlushen Saga në mars, dhe që atëherë, sipas të njëjtit burim, marrëdhënia e tyre është përmirësuar ndjeshëm.
“Ata po e vendosin vajzën në plan të parë, dhe kjo i ka afruar më shumë. Ai është fantastik me foshnjën dhe Megan e pëlqen shumë mënyrën si po sillet si baba,” – shtoi burimi.
Edhe pse çifti ende jeton në shtëpi të ndara, burimi thekson se kalojnë shumicën e kohës bashkë si familje.
Megan dhe MGK u njohën në vitin 2020 dhe kanë kaluar disa ndarje e ribashkime gjatë këtyre viteve. Ata u ndanë në dhjetor 2024, vetëm pak javë pasi Fox, atëherë shtatzënë, zbuloi në telefonin e reperit mesazhe me gra të tjera.
Në atë kohë, një burim i tha Page Six se “Megan është një grua e fortë dhe e pavarur, që nuk ka nevojë për një burrë për të qenë e lumtur.” Por duket se ardhja në jetë e vajzës së tyre ka ndryshuar gjithçka.
“Tani gjërat janë shumë mirë mes tyre,” – shtoi burimi për People.
Reperi do të nisë së shpejti turneun e tij “Lost Americana”, që fillon më 15 nëntor në Orlando, Florida, por ende nuk dihet nëse Fox do ta shoqërojë.
Megan Fox, e cila ka edhe tre fëmijë nga martesa e mëparshme me Brian Austin Green, ka thënë më herët se MGK është “shpirti i saj binjak”.
“Do të ekzistojë gjithmonë një lidhje mes nesh, pavarësisht formës që ajo merr,” – tha ajo në një intervistë për podcastin Call Her Daddy.