Ndryshon situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës

Ministria e Mbrojtjes raporton se strukturat e mbrojtjes civile në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse janë në terren dhe po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Qarku Shkodër rezulton më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë.

Në një njoftim thuhet se që nga mëngjesi i sotëm ekipet e AKMC dhe FA kanë ndjekur në terren situatën në bashkinë Vau Dejës, ku aktualisht situata është drejt normalizimit.

Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht. Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me ekskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse.

Gjithashtu po punohet në bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi për pastrimin e inerteve në akset ku ka pasur rënie gurësh, për të garantuar qarkullimin normal.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e kushteve të motit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, strukturat e emergjencave civile te bashkive dhe institucioneve në varësi janë në gatishmëri dhe vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top