Më në fund kuptohet pjesëmarrja e Albina Kelmendi në ‘Big Brother VIP 4’

Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi ka sqaruar thashethemet që po qarkullojnë prej javësh mbi një pjesëmarrje të mundshme të saj në sezonin e katërt të “Big Brother VIP Albania”.

 


Gjatë një sesioni me pyetje e përgjigje në Instagram, një ndjekëse e pyeti drejtpërdrejt nëse do ta shohim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Albina iu përgjigj shkurt dhe prerë: “Jo.”

 

Me këtë përgjigje, artistja i ka dhënë fund çdo dileme rreth përfshirjes së saj në reality show-n e shumëpërfolur, duke konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e “BBVA4”.

 

Albina Kelmendi prej vitesh është një nga zërat më të pëlqyer të skenës shqiptare, dhe pas përfaqësimit në “Eurovision 2023” me këngën “Duje”, emri i saj ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top