Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së së vulës (VIDEO)

Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike si kryetar i komanduar. Vendimin e ka bërë të njohur vetë Alibeaj në një dalje për mediat. Ai tha se shifrat tregojnë që PD arriti të mbijetojë, por duhet të shohë përpara.

“Dua t’i shpreh konsideratën të gjithë demokratëve që vendosën fatin e partisë para pazarave të ngushta. Ne duhet të analizojmë me seriozitet efektet e përçarjes si duhet punë e bërë në terren. Në shenjë reflektimi dhe përgjegjshmërinë kam vendosur të largohem nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni drejtues i grupit parlamentar. Partia duhet të riorganizohet në ,mënyrë kapilare. partia duhet të ketë rregulla të reja, parime të reja, për t’u ndarë nga e kaluar berishiste dhe për të ndërtuar një aleancë me potencialit për 2025”, tha Alibeaj.

https://www.facebook.com/watch/?v=206560648852162

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top