Nënshkruhet marrëveshja e paqes midis Tajlandës dhe Kamboxhias

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryesoi ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit midis Tajlandës dhe Kamboxhias, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm në stabilitetin rajonal të Azisë Juglindore.

Ceremonia u mbajt në Malajzi, ndalesa e parë e turneut aziatik të presidentit amerikan.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul, kryeministri kamboxhian Hun Manet, si dhe presidenti amerikan Trump dhe kryeministri malajzian Anwar Ibrahim, në cilësinë e mikpritësit të takimit.

Armëpushimi zyrtar vjen pas përfundimit të armiqësive në korrik, të cilat u ndalën menjëherë pas paralajmërimit të Trump se vazhdimi i luftës mund të rrezikonte marrëveshjet tregtare dhe negociatat tarifore që secili vend kishte me SHBA-në.

Me këtë nënshkrim, Trump njoftoi gjithashtu dy marrëveshje të reja ekonomike: një pakt tregtar SHBA–Kamboxhia dhe një marrëveshje për mineralet me Tajlandën, duke theksuar se diplomacia ekonomike do të mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme amerikane.

“Ne bëjmë shumë transaksione me të dy kombet, për sa kohë që ato jetojnë në paqe. Kur bëjmë marrëveshje, duhet ta përdorim atë biznes për t’u siguruar që vendet me të cilat bashkëpunojmë të mos përfshihen në luftëra”, tha Trump gjatë fjalës së tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top