Real Madrid-Barcelona, të dielën në orën 16:15, është ndeshja që e pret e gjithë Spanja, më e ndjera, me rivalitetin më të madh, më spektakolare dhe, siç ndodh shpesh, vendimtare edhe për kreun e renditjes së La Ligës. Prandaj, nuk do të kishte nevojë për të shtuar më shumë “karburant” në zjarr, por Lamine Yamal ka vendosur ta bëjë sërish. Yllit 18-vjeçar të blaugranave i mjaftuan pak fjalë, të thëna në ton shakasë, për të shkaktuar një tërmet të vërtetë mediatik: “Real Madrid? Vjedhin dhe ankohen gjithmonë” – ka deklaruar spanjolli, si “wildcard” i Kings League, i ftuar në podcastin Chup Chup të streamer-it Ibai Llanos.
Pak fjalë që u bënë virale menjëherë: videoja qarkulloi me shpejtësi në të gjithë botën dhe ndezi plotësisht atmosferën përreth “El Clasicos”, vetëm tre ditë para supersfidës – edhe sepse Yamal më pas e thumbon sërish: “E vështirë të shënosh kundër Realit? Herën e fundit që luajtëm në kampionat në Bernabeu përfundoi 4-0, të kujtohet?” – ka thënë sërish spanjolli.
Ibai: "Ah, ¿el Madrid roba?"
Lamine: "A ver…" pic.twitter.com/he3T66C5Fy
— Kings League Spain (@KingsLeague) October 23, 2025
Reagimi në Spanjë
Reagimi në Spanjë ishte i menjëhershëm dhe shpesh i ashpër: “Nuk e kupton çfarë përfaqëson dhe çfarë mund të thotë, është vetëm 18 vjeç,” – ka deklaruar për shembull Edu Aguirre në El Chiringuito. “Asnjë lojtar nuk mund të thotë se një klub vjedh ndeshje.” Ka pasur dënime edhe nga shumë tifozë në rrjete sociale dhe disa ish-lojtarë, ndërsa disa influencerë kanë sugjeruar që videoja t’u tregohet lojtarëve të Madridit në Valdebebas, për “ta vendosur sërish në vendin e tij”. Tre ditë para “El Clasicos”, atmosfera është tashmë e zjarrtë.