Pas daljes së lajmit se Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK dhe është thirrur aty ditën e hënë, vjen edhe reagimi i parë publik i saj.
Pa komentuar lajmet e fundit, Balluku vetëm ka publikuar videon duke udhëtuar me tren në Zvicër.
“Me skuadrën e MIE dhe Hekurudhës Shqiptare në një udhëtim me tren nga Zyrihu në Bernë për takimin bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit”- shkruan në postimin e saj Belinda Balluku, zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës e Energjitikës.