Superiore/ Një Klasike në lojë, Vllaznia pret Tiranën: Egnatia e Dinamo ndjekin kreun

Java e 8 e Abissnet Superiore mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në klasifikim, sidomos duke patur parasysh që dyshja e kreut Vllaznia e Egnatia përplasen me dy skuadrat e kryeqytetit. Tre ndeshje do të luhen të sot dhe dy të shtunën futbolli kombëtar përqendrohet në aksin Tiranë-Durrës për dy sfida që kryqëzojnë ambicjet e kreut të Egnatias e Teutës me momentet e krizës të dalë Flamurtarit e Partizanit.

Sipari ngrihet në Laç, ku Vora do të presë Dinamon. Skuadra e Bellait që ka befasuar deri tani do të ketë një test shumë të vështirë, përballë një skuadre që kërkon të arrijë kreun e renditjes. Barazimi me Egnatian e ka bërë formacionin e Dajës të etur për rezultat. Pas dy humbjesh radhazi Elbasani duhet të ngrihet në këmbë, i favorizuar nga fakti që luan sërish në shtëpi, përballë Bylis. Vetëm se edhe ballshiotët kanë të njëjtin problem dhe Josa kërkon të ndërpresë serinë negative të dy humbjeve radhazi. Në Shkodër pastaj luhet Klasikja mes Vllaznisë e Tiranës. Kuqeblutë në krye të renditjes duan të shkëputen edhe më shumë, për të mos i lejuar mundësi rikuperimi Egnatias. Tirana e Bordin në anën tjetër është në pozita delikate, edhe pse vjen nga dy rezultate pozitive radhazi.

Prova zjarri të shtunën
Të kuqtë sidoqoftë e kanë zbutur disi situatën e tendosur pas fitores në debutimin e Kërnajës. Vetëm se tani ka mbërritur prova e zjarrit, përballë një kundërshtari në formë të plotë e me një status të të gjithë respektit: kampionë në fuqi. Të kuqtë shpresojnë në një tjetër sukses, për të harruar serinë e 5 ndeshjeve pa fitore që paraprinë 0-1 në Vlorë. Egnatia vjen krejt ndryshe, vërtetë nga një barazim me Dinamon, por me bukurinë e 6 ndeshjeve pa humbje. Tetova kërkon vendin e parë dhe rrugën këtë herë ja pengon Partizani.

Në Durrës, Teuta e vetmja skuadër e pamundur e kampionatit parapëlqen të mbajë etiketimin edhe kundër Flamurtarit. Dobi vuan të sistemojë ofenivën, që është ajo më pak produktivja e kampionatit, por që Moriero të rrëmbejë fitoren në Niko Dovana duhet të thyejë mbrojtjen më të mirë të Superiores, me vetëm 2 gola të pësuar në 7 javë Superiore. Sidoqoftë, Flamurtari e ka të qartë se vetëm fitorja mund të qetësojë detin e trazuar në të cilin lundron, i fundit me 2 pikë, por për ta marrë ndaj Teutës nuk është e thjeshtë, që më tepër që durrsakët nuk duan të lejojnë që distanca me kreun të bëhet hendek.

SUPERIORE, JAVA 8
24.10.2025
Vora 14:00 Dinamo Tirana
AF Elbasani 17:00 Bylis
Vllaznia 17:00 KF Tirana
25.10. 2025
Partizani 17:00 Egnatia
Teuta 17:00 Flamurtari

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top