Trump dërgon raketat ‘Patriot’ Ukrainës, ato ‘Tomahawk’ ende në lojë

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë “dritën jeshile” transferimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në Kiev.

Kështu është bërë me dije nga kreu i zyrës presidenciale, Andriy Yermak, në një intervistë me RBC.

“Gjëja më e rëndësishme është që Trump ka dhënë dritën jeshile, kështu që çështjet në këtë drejtim janë kryesisht teknike”, ka deklaruar kreu i zyrës presidenciale ukrainase.

Sa i përket Tomahawks, “dialogu është duke vazhduar dhe nuk do të thoja se kjo derë është e mbyllur”, shtoi ai.

SHBA-të kanë njoftuar sanksione të reja që synojnë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse – Rosneft dhe Lukoil – në një përpjekje për të ushtruar presion mbi Moskën për të negociuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

“Sa herë që flas me Vladimirin, zhvilloj biseda të mira dhe pastaj ato nuk çojnë askund. Ato thjesht nuk shkojnë askund”, tha Presidenti Donald Trump, pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte për të diskutuar negociatat e paqes.

Njoftimi për sanksionet erdhi një ditë pasi Trump tha se një takim i planifikuar me Presidentin rus Vladimir Putin në Budapest do të shtyhej për një kohë të pacaktuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top