Trajneri i Juventusit flet për mosaktivizimin e Edon Zhegrovës

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka komentuar situatën e Edon Zhegrovës gjatë një interviste për gazetarin kosovar Arlind Sadiku, duke sqaruar gjendjen fizike dhe përfshirjen e futbollistit në skuadër.

“Ai është aty. Po punon mirë. Është një lojtar i mirë. Trajneri duhet të marrë vendime, të bëj zgjedhje. Asgjë e veçantë,” tha Tudor, duke theksuar se situata e lojtarit nuk është alarmante, por kërkon durim.

I pyetur nëse futbollisti është gati fizikisht, tekniku kroat u përgjigj me sinqeritet: “Jo, ai duhet të punojë me fitnesin sepse ka pasur shumë probleme në të kaluarën. Po punon mirë që të jetë në formën e duhur.”

Sa i përket kohës kur pritet që lojtari të arrijë 100% të formës, Tudor tha shkurt: “Nuk e di.”

Deklaratat e trajnerit tregojnë se Juventusi po ecën me kujdes në rikuperimin e lojtarëve që kanë pasur probleme fizike, ndërkohë që Zhegrova u pa ndjeshëm i mërzitur ditën e djeshme në minutat e fundit kur pa se ai nuk i dha asnjë minutë në “Bernabeu”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top