Reperi i njohur amerikan, 50 Cent, ka reaguar pas përmendjes së tij në një nga këngët e fundit të Taylor Swift, duke e quajtur atë një gjest shumë kuptimplotë.
Në një intervistë për Extra, 50 Cent tha: “Ishte vërtet shumë bukur. Kur ajo e bën atë referencë – nëse dëgjon këngën – ajo lidhet me atë që po ndodhte në kulturë në atë periudhë. Muzika e asaj kohe nuk mund të kalohej pa u vënë re. Prandaj ishte diçka e veçantë për mua.”
Ai shtoi më tej: “Vetë përmendja është e bukur, por ajo për çfarë bënte fjalë ishte një periudhë kur askush nuk ishte më i spikatur në muzikë se unë. Kështu që është emocionuese ta kesh një gjë të tillë.”
Kënga “Ruin the Friendship”, pjesë e albumit të Swift “Life of a Showgirl”, flet për dashurinë e saj të pashprehura ndaj një shoku të shkollës së mesme që ndërroi jetë para se ajo t’i tregonte ndjenjat.
Në vargjet e këngës, Swift këndon:
“Por ndërsa kënga e 50 Cent po luante / Duhej të të kisha puthur gjithsesi,” duke kujtuar një moment në mbrëmjen e maturës kur kënga e reperit po dëgjohej në sfond.
Swift ka qenë në shkollë të mesme gjatë viteve 2003–2008, një periudhë kur hiti “In da Club” i 50 Cent dominonte klasifikimet muzikore.
Reperi gjithashtu foli me simpati për të fejuarin e Swift, yllin e Kansas City Chiefs, Travis Kelce, duke thënë se është fans i çiftit.
“Më pëlqen shumë më tepër sesa lidhja e tij e mëparshme,” – tha ai, duke thumbuar ish-të dashurën e Kelce, Kayla Nicole. – “Është shumë më mirë.”
50 Cent gjithashtu konfirmoi se do ta pranonte me kënaqësi një ftesë për dasmën e çiftit, e cila, sipas Page Six, pritet të mbahet në verën e vitit 2026 në Rhode Island.