Shkëndija e Tetovës bën histori në Europë
Shkëndija e Tetovës ka arritur një fitore historike në fazën e grupeve të Conference League, duke mposhtur Shelbërn me rezultat minimal 1-0 falë një autogoli në minutën e 92-të.
Ky sukses është i veçantë, pasi asnjë skuadër nga Maqedonia e Veriut nuk kishte arritur më parë fitore në fazën e grupeve të një kompeticioni europian.
Fitorja i siguron klubit kuqezi 400 mijë euro shpërblim nga UEFA, një shumë e konsiderueshme për klubin shqiptar që tashmë është bërë krenaria e Tetovës dhe e gjithë shqiptarëve në rajon.
Drita vazhdon me rezultate pozitive në Europë
Skuadra e Dritës nga Gjilani ka arritur një tjetër barazim në fazën e grupeve të Europa League, këtë herë ndaj Omonias së Qipros, me rezultat 1–1.
Golin për ekipin shqiptar e shënoi Arb Manaj, por nuk mjaftoi, pasi miqtë barazuan.
Pas barazimit të dytë, Drita ka arkëtuar 133 mijë euro për çdo barazim, duke e çuar totalin në 266 mijë euro nga dy ndeshjet e para në fazën e grupeve.
Krahas kësaj, vetëm pjesëmarrja në fazën e grupeve i garanton klubit 3 milionë e 170 mijë euro nga UEFA, ndërsa ky bilanc mund të rritet në rast të rezultateve të tjera pozitive në katër ndeshjet e mbetura.
 
				 
								 
															