Humbja e thellë në zgjedhje, Meta një orë në zyrë me Berishën

Tre ditë pas zgjedhjeve lokale që prodhuan një disfatë të thellë për opozitën përballë kandidatëve të partisë në pushtet, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike.

Meta ka zhvilluar për 60 minuta një takim kokë më kokë me aleatin e tij në drejtimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ish kryeministrin Sali Berisha.

Tashmë pritet edhe një fjalë për media e kreut të PL, Ilir Meta për të qartësuar hapat e radhës së opozitës pas daljes së rezultateve për zgjedhjet lokale.

Deri më tani në reagimet e tyre publike, Berisha dhe Meta kanë akuzuar Partinë Socialiste dhe kreun e saj, Edi Rama për blerje të votave, si dhe manipulim të procesit të votimit elektronik.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top