Kthimin në Eindhoven, aty ku ishte konsideruar një idhull, Noa Lang e kishte imagjinuar ndryshe. Një nga blerjet e verës së Napolit, që erdhi në Itali për të bërë një hap përpara në karrierë në skuadrën kampione të Italisë, pa ish-shokët e tij të shkatërronin sigurinë e të kaltërve duke fituar me një 6-2 të pamëshirshëm. Holandezi, që u aktivizua mirë në fundin e ndeshjes kundër Torinos në kampionat, duke shënuar edhe një gol të anuluar në minutat e fundit, luajti 32 minuta, një fragment “rekord” për këtë sezon.
Si sulmues krahu, siç shpjegoi Conte në konferencën për shtyp para ndeshjes, Lang vuajti ndryshimin e formacionit të adoptuar nga trajneri i Napolit për të mundësuar aktivizimin e njëkohshëm të McTominay dhe De Bruyne dhe një ambientim të ngadaltë nga ana taktike. Pavarësisht përmirësimit të theksuar nga vetë trajneri, hapësira për Lang mbetet gjithmonë minimale, dhe mediat holandeze nuk kanë hezituar ta vënë në dukje këtë. Lojtari i kombëtares holandeze, i njohur edhe për karakterin e drejtë, nuk u tërhoq: “Nuk kam zgjidhje tjetër, nuk di çfarë tjetër të bëj dhe më mirë të mos them asgjë. Çdo futbollist dëshiron të luajë, unë kam firmosur një kontratë me Napolin dhe duhet të pranoj situatën ashtu siç është”.
Në prag të ndeshjes PSV-Napoli, edhe ish-milanisti Dest kishte folur për ish-shokun e tij dhe për përdorimin e kufizuar: “Më vjen keq që luan pak. Ai gjithmonë thotë atë që mendon. Ndonjëherë nuk është i pëlqyer nga të gjithë, por është e vlerësueshme që shpreh mendimet e tij”. Karakteristikë e karakterit që Noa Lang e tregoi edhe pas ndeshjes në Champions, duke lënë të kuptohet edhe një marrëdhënie jo shumë e ngrohtë me Conte: “Me trajnerin kam folur vetëm një herë, por tani ndeshja është më e rëndësishme. Jemi mundur shumë, ishte skandaloze” përfundoi ai për Ziggo.