Do të jem pjesë e garës/ Berisha: Do të ketë një garë të hapur për kryetarin e PD-së

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot do të këtë një garë për kryetarin e PD-së, ku do të jetë edhe ai pjesë e saj. Në një konferencë për mediat, Kryedemokrati u shpreh se çdo deputet, anëtar dhe mbështetës i Partisë demokratike do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që ka.

“Së pari, cilido që lexon raportin paraprak të OSBE-ODIHR dhe ka kulturën minimale në të drejtën elektorale, kupton se zgjedhjet kanë qenë farsë. Janë zhvilluar në kushtet e partisë së shtet, e thotë këtë rekomandimi i Këshillit të Europës. Janë zhvilluar në kushte të pabarabarta e thotë raporti paraprak i OSBE-ODIHR. Që këtu zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje. Së dyti, ju garantoj se çdo deputet, anëtar, mbështetës i kësaj partie do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që ka. Natyrisht interpretimi i nenit të statutit, duhet të jetë i saktë. Statuti bën fjalë për zgjedhje, e jo për farsa dhe tani që ta mbyllim këtë punë, do të jetë anëtarësia e PD-së që do ti bëjë interpretimin përfundimtar. Do të ketë një garë për kryetarin e PD-së. Sigurisht që do të jem. Pyetje është kjo. Por e hapur ama, cilido,” tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top