Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se ish-deputetja e PD-së, Zheni Gjergji shkelmoi besimin dhe mbështetjen e njerëzve që e votuan si përfaqësuese në parlament kur pranoi emërimin si drejtoreshë e spitalit të Elbasanit.
“Nuk është kjo një raport i këtyre individëve me Sali Berishën, por me ata që i kanë votuar e mbështetur. Një gjë mund të them se për Berishën të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe mbështetje janë automatikisht jashtë kësaj force politike sepse 99.9% të atyre që i kanë mbështetur ndërkohë janë të papunë në kushtë të vështira por nuk ikën. U kanë shërbyer këtyre shumë pak, 3-4 veta gjithsej kështu që bëjnë një vendim, kalojnë në partinë e krimit, të saj që i përkasin dhe vetëm kaq. Ky është komenti jo vetëm për atë por për të gjithë ata, 3-4 janë gjithsej në Shqipëri mund të ketë edhe më shumë.”, tha Berisha.
Më parë Gjergji tha se kishte pranuar postin e drejtoreshës së spitalit për shkak të thirrjes profesionale si mjeke. Në një status në rrjetet sociale, ajo thotë se “është mjeke” dhe se shëndetësia kishte nevojë për njerëz që e njihnin sistemin.