Një person u plagos përpara ndërtesës së Parlamentit serb dhe u dërgua në spital pasi u qëllua nga një shtetas 30-vjeçar.
Mediat serbe njoftojnë se shërbimet zjarrëfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Sulmuesi u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasjeje dhe shkaktim rreziku të përgjithshëm.
Ngjarja ndodhi rreth një orë para se presidenti i Serbisë Vucic, do mbante një fjalim të jashtëzakonshëm për publikun me rastin e sulmit në Parkun Pionirski. Fjalimi është planifikuar për në orën 13.00.