Asambleja e Madhe Kombëtare Turke ka miratuar zgjatjen e vendosjes ushtarake turke në Irak dhe Siri për tre vjet të tjera, duke filluar nga 30 tetori 2025.
Dekreti përkatës iu dërgua Parlamentit për votim nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke vënë në dukje se “kërcënimi i vazhdueshëm terrorist në zonat që kufizohen me kufijtë tokësorë jugorë të Turqisë dhe dështimi për të arritur stabilitet të përhershëm vazhdojnë të përbëjnë një rrezik dhe kërcënim për sigurinë kombëtare”.
Dekreti vëren se “prania e vazhdueshme e elementëve të PKK-së (organizatës së armatosur kurde) dhe Shtetit Islamik në Irak, përpjekjet për shkëputje në bazë të origjinës etnike, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e vendit tonë. Në Siri, organizatat terroriste, të udhëhequra nga PKK/PYD-YPG dhe Shteti Islamik, vazhdojnë të ekzistojnë dhe kërcënojnë vendin tonë, sigurinë tonë kombëtare dhe qytetarët”.
Asambleja e Madhe Kombëtare Turke miratoi zgjatjen e pjesëmarrjes së Turqisë në forcën paqeruajtëse të OKB-së në Liban, UNIFIL, për dy vjet të tjera.