E vërteta pas audicionit të Matthew McConaughey për “Titanic”

Matthew McConaughey ka sqaruar më në fund arsyen pse nuk u përzgjodh për rolin e Jack Dawson në filmin Titanic – dhe, sipas tij, kjo nuk kishte asnjë lidhje me theksin e tij jugor.

“Ky është vetëm një thashethem,” tha McConaughey në podcastin The Bright Side të platformës Hello Sunshine. “Nuk pati kurrë asnjë diskutim për ndonjë theks apo diçka të tillë. Thjesht nuk u zgjodha.”

Në kujtimet e tij të papublikuara ende, producenti i ndjerë i filmit Jon Landau kishte treguar një version ndryshe të ngjarjes, duke pretenduar se Cameron i kishte kërkuar McConaughey-t ta përsëriste audicionin me një theks tjetër – por aktori, sipas Landau, ishte përgjigjur me “Jo, mendoj se ishte mirë kështu. Faleminderit.” Kjo, sipas producentit, i kishte kushtuar rolin.

McConaughey, megjithatë, e përgënjeshtroi këtë version: “Audicioni me Kate Winslet ishte i shkëlqyer. Ndihesha mjaft i sigurt se ndoshta e kisha marrë rolin… por nuk ndodhi,” kujtoi ai.

McConaughey, i cili më vonë luajti përkrah DiCaprios në The Wolf of Wall Street (2013), tha se nuk mbeti i zhgënjyer: “E doja atë rol, por ka plot punë që kam dashur t’i marr e s’i mora. Kështu është ky profesion.”

Aktori aktualisht promovon filmin e tij më të ri, “The Lost Bus”, me America Ferrera. Ai po përgatitet gjithashtu për një komedi të re ku do të ribashkohet me Woody Harrelson, pas suksesit të serialit True Detective.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top