Avokati Ulian Bajrami është liruar nga burgu pas reagimeve të forta nga komuniteti i avokatëve që e dënuan njëzëri masën ekstreme ndaj tij me urdhër të prokurorisë së Elbasanit. Avokati u arrestua pas disa deklaratave në sallën e gjyqit, që u interpretuan si kërcënim nga prokurori Gjergji Ceka.
Debati lindi në sallën e gjyqit, pasi avokati Ulian Bajrami akuzoi prokurorin për falsifikim të provave ndaj klientit të tij, Maksim Suçi i cili akuzohej për kundërshtim të forcave të policisë, por nga kamerat rezultoi se nuk kishte bërë asnjë rezistencë.