Arrestimi i avokatit/ Berisha: Terror që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit!

Kreu i PD, Sali Berisha sulmoi kryepolicin Ilir Proda, pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami, pas debateve me prokurorin në sallën e gjyqit në Elbasan. Berisha tha se ky është terror që po u ushtrohet avokatëve që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit.

“Arrestojnë avokatin në Elbasan, sepse guxoi t’i thotë prokurorit do të bej padi penale. Çfarë fyerje dhe çfarë kërcënimi është ky. Kur një njeri në sallën e gjyqit që mbronte një klient i thotë që po shpif dhe ky bandit me Prodën që është anëtar i bandës, thërret avokatin dhe e arreston të nesërmen. Të arrestosh avokatin në këtë mënyrë, ky është terrori mbi avokatët që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit. Çfarë drejtësie është kjo. Kur e dëgjova, mendova se mos avokati ka humbur nervat dhe ka agresuar prokurorin dhe thashë kjo është e papranueshme, por kur pashë me regjistrime se çfarë ka ndodhur, kjo është turp. Këta që përpiqen të shndërrojnë krimet e tyre të shëmtuara në mburojë për drejtësinë, këta janë dy herë kriminelë”, tha Berisha.

Avokati Ulian Bajrami u arrestua pasi i tha prokurorit se do të merrej me të personalisht duke e kallëzuar për falsifikim të dhënash. Avokati pretendoi se ndryshe nga çfarë dukej në kamerat e sigurisë, prokurori kishte hartuar një dosje me të dhëna të rreme kundër klientit të tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top