Vendi ynë pret një ditë të qëndrueshme këtë të hënë, me mot kryesisht të kthjellët. Në zonat e ulëta, mëngjesi do të jetë i freskët me 10-12°C. Ndërsa gjatë ditës termometri do të ngjitet deri në 23°C.
Në bregdet, pritet mot me diell dhe vranësira të lehta, me temperatura që variojnë nga 13°C në mëngjes deri në 22°C në mesditë, shoqëruar nga erë e lehtë detare.
Ndërsa në zonat malore, mëngjesi do të jetë më i ftohtë. Gjatë ditës do të arrijë deri në 17-18°C. Mbrëmja do të sjellë rënie të ndjeshme temperaturash në të gjithë vendin dhe shtim të lehtë të vranësirave, por pa reshje.