Grenell sulmon gjykatën e Hagës: Tërësisht e korruptuar, t’i ndërpritet financimi

Richard Grenell, emisari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka kërkuar që të ndalet financimi për Gjykatën Speciale me seli në Hagë.

Përmes një postimi në platformën X, Grenell ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj këtij institucioni, duke e cilësuar atë si “totalisht të korruptuar” dhe duke e akuzuar për trajtim të padrejtë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në të njëjtin reagim, Grenell ka kritikuar edhe Prokurorin Special Jack Smith, i cili në kohën kur ishte pjesë e Dhomave të Specializuara kishte lëshuar urdhër-arrestin për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi,” shkruan Grenell.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top