PS fiton shumicën e mandateve për këshilltarë në Bashkinë e Shijakut

Partia Socialiste fiton edhe shumicën e mandateve për anëtarët e Këshillit Bashkiak në Shijak. Nga votat e numëruara, Partia Socialiste ka fituar 12 mantade, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 4 mandate, Partia Demokratike 4 mandate.

Po ashtu, PAASH ka marrë 1 mandat në Këshillin Bashkiak, po ashtu edhe PSD dhe PDIU.

Ndërkohë, Elton Arbana është rikonfirmuar sërish në krye të Bashkisë së Shijakut, duke marrë kështu edhe shumicën e këshilltarëve në institucionin e drejtuar prej tij.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top