Prokuroria mbyll hetimet, dërgon në gjyq 20 zyrtarë të ministrisë së Bujqësisë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, për tenderat ne Ministrine e Bujqesise.

Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 2069, i vitit 2025, dhe kanë në fokus shtetasit: M.K., E.H., G.Xh., I.A., A.Gj., L.K., E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., dhe A.A.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit, në cilësinë e personave me funksione publike, kanë bashkëpunuar për të kryer shkelje të rënda në shtatë procedura prokurimi të zhvilluara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me një fond limit prej 525 milionë lekësh pa TVSH.

Prokuroria thote se procedurat janë zhvilluar kryesisht me negociim pa shpallje paraprake, në kundërshtim me ligjin për prokurimet publike.

Sipas hetimeve të nisura pas kallëzimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, janë konstatuar mospërmbushje të rregullta të detyrës, mangësi në përcaktimin e kritereve të mallrave dhe testime fiktive të tregut.

Prokuroria thekson se veprimet e kryera nuk justifikohen me mungesë burimesh apo kapacitetesh, por përbëjnë cenim të interesave të shtetit dhe shkelje të rëndë të ligjit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top