Zyra e shtypit e PD shpërndau një deklaratë ku nënkvizon se kjo forcë “nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës të saj, të mos jenë në mitingun mbështetës për ish-krerët e UÇK-së, në proces gjyqësor në Hagë”.
Në njoftim thuhet se “spekulimi banal i ndonjë medieje se ky urdhër ekziston është pjesa e skenarit të përhershëm anti-opozitar te Ramaduros dhe Partia Demokratike e hedh poshtë si të tillë”.
Zyra e shtypit e PD nënvizon deklatatën e Partisë Demokratike dhe në qëndrimet e ditëve të fundit dhe të përhershme të kryetarit të saj, Berisha, “kauza e UÇK, lufta e saj dhe e popullit shqiptar të Kosovës, janë jo vetëm të drejta, por edhe pjesë e nderit të përjetshëm të kombit dhe çështjes kombëtare shqiptare” – mbyllet njoftimi.