Tirana në këmbë për çlirimtarët- Liria ka emër, UÇK!

Në Sheshin “Skënderbe” të Tiranës ka nisur protesta madhështore kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sheshi kryesor i kryeqytetit shqiptar është mbushur përplot me qytetarë që po shprehin solidaritetin e tyre me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin – duke kërkuar drejtësi për luftën çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e pjesëmarrësve gjendet edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, përkrah shumë figurave të njohura nga jeta publike e politike shqiptare.

Protesta, e organizuar nën moton “Drejtësi për çlirimtarët”, po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe me thirrje për unitet kombëtar përballë padrejtësive që, sipas organizatorëve, po i bëhen historisë së luftës së Kosovës.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top