Jepet alarmi, Vlora në rrezik nga stuhia dhe përmbytjet

Bashkia e Vlorë ka paralajmëruar qytetarët dhe banorët e qytetit se nga data 17 deri në 21 tetor, qytetit bregdetar do të ketë rreshje shiu dhe stuhi. Përmes një njoftmi zyrtar, bashkia Vlorë i këshillon qytetarët të jenë vigjilentë dhe të respektojnë thirrjet e autoriteteve për çdo situatë.

Në fund, bashkia u kërkon drejtuesve të automjeteve të shmangin parkingun në zonat të cilat paraqesin problematika. Bashkia bën me dije se grupet të punës do të jetë në gatishmëri të plotë për çdo situatë.

“Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, nga data 17 deri 21 Tetor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive.

Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Jeni të lutur të shmangni parkimin e automjeteve në zonat që paraqesin problematika. Grupet tona të punës do të jetë në gatishmëri të plotë”, thuhet në njoftim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top