Arabia Saudite shkon në Botëror, lojtarët fitojnë një pasuri: shi milionash shpërblim

Arabia Saudite shpërdoroi disa raste kundër Irakut në ndeshjen e fundit kualifikuese, por gjithsesi arriti të sigurojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës për të tretën herë radhazi. Skuadra e Hervé Renard dominoi në zotërimin e topit në Xheda, edhe pse i mungoi goli. Megjithatë, rezultati i dëshiruar erdhi gjithsesi. Arabia Saudite kishte habitur botën duke mposhtur Argjentinën në Kupën e Botës 2022 në Katar, dhe tani synon të kalojë performancën e saj më të mirë në një Botëror: arritjen deri në fazën e 1/8-ve në SHBA 1994.

Por nata në Xheda i dha Arabisë, lojtarëve dhe stafit edhe një arsye tjetër për të festuar: një shpërblim i madh financiar. Një shi milionash eurosh ka përfunduar në llogaritë bankare të secilit prej futbollistëve të ekipit (me shumë gjasë edhe të trajnerit dhe anëtarëve të stafit teknik e mjekësor – red.). Sipas asaj që raporton agjencia financiare e lajmeve Asharq Business, Princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, Ministri i Sportit në Arabinë Saudite, ka caktuar një shpërblim marramendës.

Shifra e çmendur

Çdo lojtar ka marrë 5 milionë riale saudite, që korrespondojnë me rreth 1,15 milionë euro. Një pasuri e vërtetë, duke marrë parasysh se bëhet fjalë vetëm për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm. Vështirë të imagjinohet se çfarë do të ndodhte nëse Arabia Saudite do të arrinte të kalonte edhe fazën e grupeve në turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada – ose madje ta përmirësonte rezultatin e saj historik të 1/8-ve, të arritur vetëm një herë.

Autorizim i Princit

Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, Ministri i Sportit i mbretërisë, ka autorizuar personalisht bonusin bujar për t’u dorëzuar në duart e lojtarëve. Kualifikimi u festua me madhështi, me lojtarët dhe stafin teknik që u trajtuan si heronj kombëtarë. Pas një periudhe të luhatshme nën drejtimin e teknikut Roberto Mancini, rikthimi i Renard ka ringjallur “Shqiponjat e Gjelbra”, të cilët tani shpresojnë të përsërisin një tjetër mrekulli sportive pas fitores historike ndaj Argjentinës në Katar më 2022.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top