Të pamundur në tre ndeshje radhazi, Kosova kthehet te triumfi në Suedi, pas barazimit me Slloveninë, duke u konfirmuar si forcë e dytë në Grupin B kualifikues të Botërorit 2026. Kur priteshin yje të kalibrit botëror si Gyokeres apo Isak, vendosi Fisnik Asllani që shënoi golin e triumfit për skuadrën e teknikut Foda.
Kosova edhe pse e nisi pa Zhegrovën, ishte krejt ndryshe nga tre ditë më parë kur ndalej nga sllovenët e falej nga Sesko. Të besuarit e teknikut Foda i rezistoi sulmeve të Suedisë, duke e goditur me Fisnik Asllanin, që ndante sulmin me Muriqin. Sulmuesi i Hoffenheim konfirmoi se është në një formë të shkëlqyer, pjesën tjetër e bëri Muric me pritjet e tij. Portieri ishte i pakalueshëm nga artileria e rëndë suedeze, me Isak e Gyokeres që dështuan të konfirmojnë emrin e madh të krijuar pas transferimeve të verës.
Kosova merr tre pikë të tjera dhe sheh tani përpara drejt Botërorit, duke blinduar vendin e dytë në grup dhe ngushtuar diferencën edhe me Zvicrën e vendit të parë.
GRUPI A
Gjermania i shkon për vizitë Irlandës së Veriut në Belfast, në ndeshjen që përballi dy skuadrat që ndodheshin në krye të Grupit A. Kombëtarja e Nagelsmann fiton 1–0, duke marrë frymë lirisht pasi avantazhi fillestar i Irlandës së Veriut me Ballard (14’) u anulua për pozicion jashtë loje. Golin e fitores për Gjermaninë e shënon Woltemade (31’), në golin e tij të parë me kombëtaren A: një gol që vendos ndeshjen. Irlanda e Veriut mbetet kështu me 6 pikë, ndërsa Gjermania ngjitet në kuotën e 9 pikëve — po aq sa Sllovakia e Calzona-s, që fitoi 2–0 në shtëpi kundër Luksemburgut, i cili mbetet në fund të grupit me zero pikë. Ndeshjen në Trnava e vendosën Obert i Cagliarit (55’), në golin e tij të parë me kombëtaren, dhe Schranz (72’).
GRUPI B
Deri më tani dominuesja e Grupit B, Zvicra, ndalet në Slloveni dhe ngec në Lubjanë. Helvetikët nuk arrijnë të shkojnë më tej se 0–0, rezultat që i çon në 10 pikë. Ndërsa sllovenët ngjiten në kuotën e 3 pikëve. Nuk përfiton as Suedia, e cila humbet 1–0 në shtëpi nga Kosova. Djemtë e drejtuar nga ish-lojtari i Milan, Jon Dahl Tomasson, mbeten kështu të zhgënjyer me vetëm 1 pikë, ndërsa kosovarët ngjiten në kuotën e 7 pikëve. Tifozët në stadiumin e Göteborgut shpërthejnë në fishkëllima pas golit të Asllanit (32’), ndërsa suedezët do të duhet të mbështeten tashmë te Nations League për të arritur në “playoff”-et.
GRUPI D
Ndërpritet ecuria e pastër e Francës në Grupin D. Skuadra e Deschamps barazon papritur 2–2 kundër Islandës në Reykjavik dhe ngjitet vetëm në 10 pikë, ndërsa vendasit arrijnë në 4. Palsson (39’) e zhbllokon ndeshjen në favor të islandezëve, por lojtari i Milanit, Nkunku, barazon (63’) dhe Mateta (68’) përmbys gjithçka, në paraqitjen e tij të dytë. Megjithatë, Hlynsson (70’) barazon menjëherë, me asist të Gudmundsson-it të Fiorentinës, dhe Franca nuk arrin më të reagojë. Me 7 pikë ngjitet Ukraina, që fiton 2–1 në fushë neutrale në Krakovë kundër Azerbajxhanit, që mbetet në fund të grupit me vetëm një pikë.
Në Poloni, i pari që shënon është Gutsulyak (30’), me asist të Malinovskyi-t të Genoas; por azerët barazojnë në shtesën e pjesës së parë falë autogolit të Mykolenko-s. Goli i Malinovskyi-t (64’), shumë aktiv gjatë gjithë ndeshjes, i jep sërish avantazhin ukrainasve, ndërsa Voloshyn (89’) sheh t’i anulohet një gol në fund për pozicion jashtë loje – duke u fshirë kështu edhe asistimi i Dovbyk-ut të Romës.
GRUPI J
Belgjika fiton 4–2 përballjen direkte për pozicionet e kreut kundër Uellsit në Cardiff, ku janë vendasit që kalojnë të parët në avantazh me Rodon (8’). Reagimi i miqve nuk vonon: De Ketelaere fiton një penallti dhe De Bruyne e kthen në gol për barazimin (18’). Skuadra e Rudi Garcia-s kalon më pas në epërsi me Meunier (24’) dhe thellon rezultatin me një tjetër penallti të realizuar nga De Bruyne (76’). I pavlefshëm në fund goli i Broadhead (89’), pasi Trossard (90’) vulos ndeshjen. Belgët ngjiten në 14 pikë, ndërsa uellsianët mbeten në 10. Humbet kështu kreun e Grupit J Maqedonia e Veriut, e ndalur në 1–1 nga Kazakistani.
Në Shkup, miqtë kalojnë të parët në avantazh me një roveshatë të Karaman-it (54’), ndërsa Bardhi (74’) barazon për vendasit nga goditja e dënimit. Maqedonasit kanë tani 13 pikë, kazakët 7. Në fund të grupit mbetet Lihtenshtajni, që ishte pushim dhe ka ende zero pikë. Duhet theksuar se në këtë grup ndikim kanë edhe ndeshjet e luajtura deri tani nga skuadrat: Maqedonia e Veriut dhe Kazakistani kanë zhvilluar shtatë ndeshje, ndërsa Belgjika, Uellsi dhe Lihtenshtajni vetëm gjashtë.
UEFA World Cup 2026
Northern Ireland 0-1 Germany
Slovakia 2-0 Luxembourg
UEFA World Cup 2026
Slovenia 0-0 Switzerland
Sweden 0-1 Kosovo
UEFA World Cup 2026
Iceland 2-2 France
Ukraine 2-1 Azerbaijan
UEFA World Cup 2026
North Macedonia 1-1 Kazakhstan
Wales 2-4 Belgium