Në selinë qendrore të VV-së në kryeqytet po mbretëron heshtja. Mediat në Kosovë raportojnë se në këtë seli nuk ka pasur figura të larta drejtuese, qoftë edhe të strukturës së degës së kësaj partie të Prishtinës.
Nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar se a do të ketë ndonjë konferencë apo dalje për mediat nga kjo parti.
Sipas KQZ-së, nga numërimi i 194 kutive nga 268 që janë gjithsej (72%) prin Përparim Rama i LDK me 33.97% apo 25 591 vota, në vendin e dytë është Hajrulla Çeko i VV me 33.02% apo 24 877 vota.
Komuna pritet të shkojë në balotazh, por Çeko po e ngushton diferencën. Në vendin e tretë është Uran Ismaili i PDK-së me 27.7 apo 20 866 vota. /LAPSI.al

 
				 
								 
															