Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo parti po prin në 12 komuna, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se në Pejë pret që fitoren t’ia sigurojnë Gazmend Muhaxherit votat e diasporës, ndërsa ka uruar Përparim Ramën për fitore në Prishtinë.
“LDK sonte shpall fitoren. Në Pejë është 49%, presim qe me votat e diasporës të kaloje 50%. Urojme fituesin e garës kryesore ne keto zgjedhje, Përparim Ramën. Një konferencë e fitores së madhe të LDK-së.
Me këtë proces jemi fitues të gjithë qytetarët e Kosovës. LDK konfirmon se ka fituar ose prin në 12 komuna. Urojmë Përparim Ramën në Prishtinë. Pas 12 vitesh LDK është partia e parë edhe për kandidatë edhe për kuvend komunal.
Ky kthim i yni është shenjë e një punë të madhe të Përparimit. Sipas rezultateve nga numërimi i rreth 70% të votave nga komisionerët tanë 36% është Përparim Rama, 32% Hajrulla Çeku dhe 26% është Uran Ismaili. LDK prin edhe në Viti, Obiliq dhe prin në Dragash ndërsa ëshrë në balotazh në Fushë Kosovë, Suhareke, Gjilan dhe Rahovec” – tha Abdixhiku.
 
				 
								 
															