Dalin exit-poll për zgjedhjet lokale në Kosovë

Kanë dalë para pak çastesh rezultatet e ExitPoll-eve të para për zgjedhjet lokale të mbajtura këtë të diel në Kosovë. Sipas të dhënave që ka nxjerrë gazetari Baton Haxhiu në televionin T7 vetëm 4 komuna nuk kanë shkuar në balotazh.

Sipas tij në Prishtinë ku ishte eedhe gara më e fortë do të ketë balotazh mes Përparim Ramës së LDK dhe Hajrullah Çekut të LVV-së. (foto kryesore)

Në Mitrovicë të Jugut pritet të fitojë kandidati i PDK, Arian Tahitri me diferencë të thellë.

Kandidati i Vetëvendosjes është para në Podujevë, por nuk pritet të arrijë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur që në raundin e parë.

Balotazh pritet të ketë edhe në Drenas, por Haxhiu tha se rezultati është i ngushtë dhe kandidati i PDK mund të fitojë pa balotazh.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top