“Yessssssss!”/ Bebe Rexha feston me emocion fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë

Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka reaguar plot emocion pas fitores së madhe të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë në ndeshjen historike të zhvilluar në Leskovac.

Në një postim në Instagram Story, artistja ka ndarë një moment nga ndeshja duke shkruar vetëm një fjalë që përmbledh gjithë entuziazmin e saj:

“Yesssssssssss ”

Postimi i saj u shoqërua me videon e golit të fitores dhe me flamurin kuqezi, si një shenjë krenarie për rrënjët e saj shqiptare.

Në një tjetër moment, Bebe ka shpërndarë edhe logon e faqes zyrtare të @albania_national_team, duke treguar se e ka ndjekur me emocion çdo sekondë të ndeshjes dhe se ka qenë mes mijëra shqiptarëve që festuan triumfin.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top