Princ Leka II është fejuar me Blerta Celibashin të shtunën e 11 tetorit.
Kështu ka njoftuar Familja Mbretërore Shqiptare, ku thanë se Ceremonia e fejesës është mbajtur në jug të Shqipërisë, në një atmosferë të ngrohtë familjare dhe në praninë e miqve të ngushtë të çiftit.
“Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm”, thuhet në njoftim.
Princi Leka II, i njohur si trashëgimtari i fronit të dikurshëm mbretëror shqiptar, ka qenë më parë i martuar me Elia Zaharian, me të cilën është ndarë në vitin 2023.