Brad Pitt lë pas të shkuarën, nis kapitullin e ri me Ines de Ramon

Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, po hedhin një hap të madh në marrëdhënien e tyre.

Sipas burimeve për revistën People, çifti i njohur, që janë bashkë prej vitit 2022, tashmë janë duke bashkëjetuar.

“Brad po e përfshin Ines në të gjitha planet e tij të udhëtimit. Kur janë në shtëpi, preferojnë të relaksohen së bashku. Janë duke e ndërtuar shtëpinë e tyre si një vatër të vërtetë familjare,” – tha një burim pranë çiftit.

Edhe pse janë në një lidhje për më shumë se tre vite, Pitt (61) dhe Ines (32) nuk u shfaqën së bashku në tapetin e kuq deri në vitin 2024, kur morën pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia për filmin Wolfs.

Në një intervistë për GQ në maj 2025, Pitt u pyet për praninë e Ines gjatë xhirimeve të filmit F1 dhe ai theksoi se lidhja e tyre nuk është e planifikuar me strategji, por rrjedh natyrshëm: “Jeta thjesht evoluon. Edhe marrëdhëniet evoluojnë,” u shpreh aktori.

Burime të afërta me çiftin theksojnë se marrëdhënia e tyre është e fortë dhe e balancuar. “Ajo është pa drama, shumë mbështetëse dhe janë duke ecur shumë mirë. Janë më të lumtur se kurrë,” – tha një tjetër burim.

Pitt, i cili ka kaluar vite të vështira për shkak të ndarjes nga Angelina Jolie dhe betejës ligjore që pasoi, duket më i qetë dhe më i përmbushur, siç e konfirmojnë edhe miqtë e tij të afërt: “Është shumë i dashuruar dhe i lumtur.”

Ines është afruar shumë edhe me familjen e Brad-it. Pas ndarjes nga aktori Paul Wesley (2024), ajo është bërë pjesë e jetës së aktorit, duke e mbështetur edhe në momente të vështira, si humbja e nënës së tij në gusht.

“Ines u tregua e kujdesshme dhe menjëherë i shprehu ngushëllime familjes,” – tregoi një burim.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top