Selvije Jao ka reaguar së fundmi publikisht për ndarjen nga këngëtari Shpati Kasapi.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Instagram, Selvije ka treguar se ajo dhe Shpati janë ndarë prej më shumë se gjashtë muajsh, duke theksuar se çdo gjë që ata bëjnë sot, e bëjnë vetëm për mirëqenien e djalit të tyre, Roelit.
“Nuk kam folur asnjëherë publikisht për ndarjen me Shpatin, por e shoh që njerëzit kanë kaluar çdo kufi që unë mund të toleroj. Unë dhe Shpati jemi të ndarë prej më shumë se 6 muajsh. Çdo gjë që bëjmë është vetëm për Roelin dhe mirëqenien e tij. Nuk e kemi më në plan të jemi çift, sado e dhimbshme të tingëllojë, ndoshta për ne ky është vendimi i duhur”, shkruan Selvija.
Ajo ka theksuar se mes tyre nuk ka më konflikt, përkundrazi, marrëdhënia e tyre është e bazuar në respekt dhe mirëkuptim.
“Shpatin e respektoj në maksimum dhe për mua ai do të mbetet njeriu më i afërt në jetën time, sepse kemi ndarë një copë bukë dhe kemi një fëmijë bashkë. Jemi shokë të mirë dhe përpiqemi që askush të mos lëndohet.
Ajo që më pengon janë njerëzit që kanë kaluar çdo limit me mesazhe, komente dhe shtirjen sikur jam unë. Çdo cënim i privatësisë do te ndiqet ligjërisht ,gjithka është lënë në duart e organeve kompetente. Cdo profil fallco posesiv gjë na ndjek çdo hap do marr dënimin e merituar!”