Mitrovica zgjohet edhe me një mural për ta kujtuar fitoren ndaj Serbisë me golin e Rej Manaj

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026, ku Mitrovica zgjohet edhe me një mural që kujton ndeshjen e mbrëmshme dhe golin e Rej Manaj në Serbi.

Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë për mrekulli deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Kjo fitore historike e Shqipërisë nuk u prit aspak mirë nga mediat serbe, të cilat tashmë nuk kanë vonuar për të drejtuar gishtin tek përgjegjësit e kësaj humbje.

Përndryshe, Shqipëria po e shijon këtë fitore historike ndaj Serbisë dhe me një fitore ndaj Andorrës do ta arrijnë kualifikimin në play-offin e Kupës së Botës.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top