Një numër i shtuar i xhandarmërisë serbe është parë rreth stadiumit “Dubočica” në Leskovc ku po lugët ndeshja e Serbisë me Shqipërinë.
Nga pamjet e shpërndara në mediat serbe shihen policë në çdo kthesë të rrugëve.
Ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë konsiderohet si një nga ato ndeshje me rrezik të lartë dhe forcat serbe të sigurisë nuk i kanë lënë asgjë rastësisë.
Futbollistët e të dyja skuadrave mbërritën në stadium të shoqëruar, ku do të luajnë ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 nga ora 20:45.