Masa ekstreme sigurie në Nis për kombëtaren shqiptare, aq sa vetë presidenti Vucic është interesuar personalisht për tu siguruar qé mos ketë incidente. Numri 1 i shtetit serb ka telefonuar pronarin e hotelit ku është akomoduar kombëtarja duke kërkuar që gjithcka të jetë në rregull.
Ivica Toncic është edhe presidenti i klubit serb të futbollit Radnicki Nis, aktualisht në vendin e 11 në kampionat. Një kuriozitet është edhe fakti që shefi i kuzhinës i hotelit është kosovar nga Prizreni.
Kombëtarja do të niset drejt stadiumit Dubocica në orën 18, ku në orën 20.45 do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri. Menjëherë pas ndeshjes, nuk do të ketë kthim në hotel, por delegacioni kuqezi do të shoqërohet për në aeroport.