Broja e Manaj nga minuta e parë: Sylvinho mendon dy sulmues ndaj Serbisë

“I dimë ndryshimet e Shqipërisë” deklaroi para ndeshjes Stojkovic, trajneri I Serbisë, por ndoshta Sylvinho ka ende surpriza për ndeshjen vendimtare në Leskovac. Braziliani do ti besojë gardës së vjetër, por në stërvitjen e fundit në Dubocica ka provuar një ndryshim skeme.

Me gjithë lojtarët në dispozicion, Sylvinho ka menduar edhe një 4-4-2 klasik me Brojën më afër portës, por edhe të lirë të marrë krahun. Shkodrani do të ndajë sulmin me Rei Manaj, edhe pse nuk është e qartë nëse ky modul do të jetë nga minuta e parë apo në varësi të rezultatit.

I sigurtë është Strakosha mes shtyllave dhe një linjë katërshe difensive me Hysaj në të djathtë, I vetmi që ka qenë në fushë 11 vjet më parë. Ajeti e Gjimshiti do të mbrojnë qendrën, pa rivalitet pas dëmtimit të Ismajlit e Kumbullës. Krahu I majtë është I Mitaj dhe është ai që do të shtyjë më lart. Mesfusha ka emrat e zakonshëm të Asllanit, Shehut e Laçit, ndërsa Bajrami është në avantazh ndaj Hoxhës, që nuk mbron aq sa lojtari i Rangers.

Bajrami mund të luajë I spostuar në të majtë, me Brojën që do të mbështesë Manaj, që sidoqoftë ka shqetesimin e Dakut për një fanellë titullari. Sylvinho mund të ketë menduar edhe surpriza, por kjo mbetet për tu parë kur të publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top