Izolim total, masa e sigurie ekstreme e 90 minuta vendimtare: luhet Serbi-Shqipëri

Serbi-Shqipëri, një ndeshje e rëndësisë së vecantë, shumë delikate, aq sa per tu konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe e tillë është trajtuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, që nuk i ka lënë asgjë rastësisë, duke qenë edhe strategjike në lëvizjet e menduara. Nga ana tjetër, Federata Serbe ka ndërmarrë një blindim të vërtetë të delegacionit kuqezi. Forca të panumërta policie kanë rrethuar hotelin ku akomodohet Kombëtarja dhe lokacioni është mbajtur sekret për mediat.

Kuqezinjtë u nisën me carter drejt Serbisë në orën 11 të paradites së të premtes nga aeroporti Nënë Tereza, me destinacion Nishin. Pikërisht aty, rreth 30 minuta nga Leskovaci, është qendra e grumbullimit të Kombëtares, për të evituar turmat e tifozëve kundërshtarë të mbledhur për ndeshjen. Nga aty bëhen të gjitha lëvizjet drejt stadiumit Dubocica, nën kontrollin e policisë.

 

Gjithçka bëhet me program të përcaktuar dhe lëvizjet bëhen në grup. Askush nuk del apo hyn në hotel pa leje. I gjithë perimetri I hotelit është rrethuar, me oficerë policie. Lëvizjet bëhen me eskortë, me rrugët dytësore nën kontrollin e policisë, që ka mbikqyrur edhe mbikalimet. Një izolim total për të evituar edhe incidentin më të vogël.

Sot përveç takimeve me delegatët e FIFA për mbarëvajtjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri dhe sigurisë e gjithë vëmendja do të jetë në mbrëmje kur në orën 20.45 të zhvillohet ndeshja, vendimtare për vendin e dytë të grupin, pozicion që të çon në playoff, për një mundësi më shumë për tu kualifikuar në finalet e Botërorit 2026.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top