Kylie Jenner, do të debutojë në rolin e saj të parë kinematografik në filmin e ri të studios A24, të titulluar The Moment.
Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja Charli XCX, e cila është edhe bashkëskenariste, producentja dhe aktore kryesore në film. Në një video të postuar më 9 tetor në Instagram, Charli, 33 vjeçe, zbuloi se do të ndante skenën me Jenner, 28 vjeçe, në një film që bazohet në një ide origjinale të sajën.
Regjinë e filmit do ta bëjë Aidan Zamiri, ndërsa skenarin e ka shkruar së bashku me Bertie Brandes. Muzika e filmit do të vijë nga producenti A. G. Cook.
Videoja promovuese, e shoqëruar me këngën hit “I Love It” nga Icona Pop dhe Charli XCX, zbulon edhe pjesën tjetër të kastit të pasur, ku përfshihen: Rosanna Arquette, Kate Berlant, Jamie Demetriou, Rachel Sennott, Arielle Dombasle, Rish Shah, Alexander Skarsgård. Po ashtu, në film do të marrin pjesë edhe Hailey Benton Gates, Trew Mullen, Shygirl, Isaac Powell dhe Michael Workéyè.
Sipas Deadline, The Moment ndjek historinë e një ylli në ngritje të muzikës pop (luajtur nga Charli XCX), e cila përballet me presionet e famës dhe industrisë muzikore teksa përgatitet për debutimin e saj në një turne madhor.
Charli XCX do të jetë edhe producente e filmit përmes kompanisë së saj Studio365, në bashkëpunim me 2AM dhe producentë të tjerë ekzekutivë.